
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin nr. 11/L-024 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për ekstradim.
Me miratimin e këtij projektligji, i hapet rrugë ratifikimit të marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet dy shteteve në fushën e ekstradimit.
Me 83 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe Projektligjin nr. 11/L-026 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ndihmën e Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale