Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jashari Vitisë për mungesën e terapisë në Onkologji: Për ju mundet me qenë tender i vonuar, për atë grua ishin 4 muaj pritje

Gazeta10
13 November 2026 - 12:08

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, deputetja e PDK-së, Sala Jashari i ka kërkuar llogari ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me rastin e raportuar në Klinikën e Onkologjisë.

Jashari ka ngritur shqetësimin për vështirësitë me të cilat përballen qytetarët, jo vetëm në luftën me sëmundjen, por edhe në sigurimin e terapisë së nevojshme.

“Përveç sëmundjes, qytetarët përballen edhe me një betejë tjetër, sigurimin e terapisë”, ka deklaruar Jashari.

Ai i është drejtuar ministrit Vitia duke kërkuar përgjegjësi për vonesat në sigurimin e terapisë, duke theksuar se për një paciente pritja kishte zgjatur katër muaj.

“Për ju mund të jetë veç një tender i vonuar, por për atë grua ishin katër muaj pritje, ndërkohë që sëmundja nuk pret”, ka thënë Jashari.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
13 November 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.