
Presidentja Justina Shiroka-Pula ka dekretuar shpalljen e Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Këtë dekret ajo ia dërgoi kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila tha se ky ligj po hyn në fazën e zbatimit.
“Dy javë pas miratimit në Kuvend, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme po hyn në fazën e zbatimit, sot pranova nga Presidenca dekretin për shpalljen e tij. Për secilin që ushtron funksion publik, është e qartë se çdo pasuri duhet të ketë burim të ligjshëm dhe të dokumentuar”.
Ajo tha se Kuvendi do ta përcjellë nga afër ngritjen e Byrosë, ndërsa shtoi se “qytetarët do ta matin këtë ligj me rezultatet që do të japë”.