
Një qytetar nga fshati Druar i Vushtrrisë ka raportuar se një veturë ka hyrë në garazhin e tij, duke ia dëmtuar veturën e parkuar dhe murin e objektit.
Sipas deklarimit të tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ndërsa dëmet materiale që ka pësuar janë të mëdha, shkruan mediumi lokal Vushtrria Online.
Siç raporton ky medium, vetura drejtohej nga një i mitur, rreth 16 vjeç. Ky informacion mbetet i pakonfirmuar nga autoritetet.
Në fotografinë e dërguar nga qytetari shihet një veturë pranë murit të dëmtuar dhe blloqe të rrëzuara në tokë.
Nuk janë dhënë informacione për të lënduar apo për rrethanat e plota të ngjarjes.