Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq e pranon se nuk mund të hyjë në Kosovë pa lejen e Kurtit

Gazeta10
15 November 2026 - 13:43

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke komentuar paralajmërimet për ndarjen e 5% të Bruto Produktit Vendor (BPV) për mbrojtjen, ka deklaruar se mezi pret të shohë se si do të realizohen në praktikë këto premtime.

Duke folur për vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore në Kosovë dhe takimin e tyre me peshkopin Teodosije në Graçanicë, Vuçiq ka vënë në pah atë që ai e cilëson si trajtim të ndryshëm ndaj tyre, krahasuar me atë që, sipas tij, i bëhet atij dhe anëtarëve të familjes së tij.

“Unë prej vitesh nuk mund të hyj në Kosovë. As si qytetar, madje as ndonjë anëtar i familjes sime nuk mund të vijë privatisht, sepse Albin Kurti nuk e lejon këtë. Ndërsa atyre ua lejon”, ka deklaruar Vuçiq për “Nacionalni Magazin”.

Ai ka kujtuar se përfaqësuesit e Listës Studentore fillimisht kishin deklaruar se nuk kishin shkuar në Kosovë si përfaqësues politikë, ndërsa më pas, në një komunikatë, ishte theksuar se peshkopi Teodosije i kishte pritur si përfaqësues të Listës Studentore.

“Ata e dinin shumë mirë dhe pikërisht për këtë e morën lejen, sepse e dinin”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai ka shtuar se qytetarët duhet të mendojnë përse përfaqësuesve të Listës Studentore u është mundësuar hyrja në Kosovë, si dhe përse Nenad Rashiqi i lavdëron aq shumë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.