
Samir Abu Younis, komandant i Brigadës Rafah, u vra në një sulm ajror izraelit në Gazën jugore.
Lajmi u bë i ditur sot nga krahu i armatosur i Hamasit, sipas të cilit sulmi u zhvillua të shtunën në zonën Al-Mawasi, pranë Khan Yunis, në jug të Gazës.
Ushtria izraelite dhe shërbimi i sigurisë së brendshme Shin Bet njoftuan se kishin goditur një oficer të lartë ushtarak të Hamasit, pa e publikuar fillimisht emrin e tij. Identiteti i tij u zbulua më vonë nga Brigadat Al-Qassam, të cilat konfirmuan vdekjen e tij.
53-vjeçari ishte një nga drejtuesit e lartë të organizatës dhe, sipas Hamasit, kishte marrë pjesë në planifikimin dhe mbikëqyrjen e sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit.
Brigadat al-Qassam e përshkruan atë si një nga figurat më të rëndësishme të përfshira në planifikimin dhe mbikëqyrjen e sulmit të 7 tetorit 2023.