Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, reagon Haxhiu: Presim sqarim nga Komisioni Evropian

Gazeta10
16 November 2026 - 9:28

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas interpretimit të muzikës së një kënge nacionaliste serbe gjatë hapjes së Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Haxhiu e ka cilësuar këtë ngjarje si thellësisht shqetësuese, duke theksuar se kënga promovon pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës.

Ajo ka thënë se një forum që synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian nuk duhet të përcjellë mesazhe që bien ndesh me parimet e paqes, fqinjësisë së mirë dhe respektimit të sovranitetit të shteteve.

Haxhiu ka kërkuar sqarim nga Komisioni Evropian për këtë përzgjedhje, ndërsa ka theksuar se institucionet evropiane duhet të tregojnë kujdes dhe ndjeshmëri ndaj historisë së rajonit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.