Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën

Gazeta10
16 November 2026 - 15:40

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare e nisi me intepretimin e këngës serbe kundër Kosovës në Forumin e BE-së, duke thënë që “të mos kalohet në heshtje” dhe “Serbia të njohë Kosovën”.

“Më lejoni që të them diçka, para se t’i përgjigjem pyetjes suaj të drejtpërdrejtë, për një të keqe që u bë dje përmes muzikës, nuk duhet të kthehet sot një e keqe përmes heshtjes. Një këngë pa shije nacionaliste, u interpretua në prag të këtij forumi, kundër gjithçkaje që përfaqësonte. Nuk është se e lëndon vetëm ndjenjat e kombit shqiptar, të qytetarëve të Republikës së Kosovës, por ka të bëjë me nevojën për të mos na lënë që të kalojë në heshtje atë që kërkon të na kthejë në kohë”, u shpreh Rama.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.