Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lëvizjet në Policinë e Kosovës, Basri Shabani emërohet drejtor rajonal në Prizren

Gazeta10
16 November 2026 - 23:19

Nënkolonel Basri Shabani do të udhëheqë Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, pas më shumë se tre vitesh në drejtimin e Policisë Rajonale në Prishtinë.

Basri Shabani kishte marrë drejtimin e Policisë Rajonale në Prishtinë në korrik të vitit 2023.

Para kësaj pozite, ai kishte udhëhequr Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

Së fundmi, në Policinë e Kosovës kanë ndodhur ndryshime në pozitat drejtuese të disa drejtorive rajonale.

Derisa Policia e Kosovës nuk ka dalë me ndonjë komunikatë për media lidhur me ndryshimet në udhëheqësinë e saj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.