
Një grup aktivistesh kanë ndërmarrë një aksion protestues para Kuvendit të Kosovës, në shenjë reagimi ndaj rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt.
Ato kanë lëshuar alarmin e policisë dhe po qëndrojnë para objektit të Kuvendit, në kohën kur Komisioni Hetimor Parlamentar po interviston zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale lidhur me këtë rast./Gazeta10