
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të martën një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Ferizaj nën dyshimin se ka qenë i përfshirë aktivitete të kundërligjshme që përfshijnë organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.
Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Bëhet e ditur se si pjesë e veprimeve hetimore nga hetuesit e IPK-së dje janë bastisur 7 lokacione, ku janë sekuestruar dy armë të shkurtra, një armë e gjatë e gjuetisë, dy armë të ftohta (thika), si dhe municion i llojeve të ndryshme.