Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Përplasje’ mes Rrahmanit dhe Balokut në Komisionin Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Gazeta10
18 November 2026 - 9:07

Në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës po mbahet mbledhja e Komisionit hetimor për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

Derisa në komision pritet të raportojnë punonjës të Qendrës për Punë Sociale në Pejë dhe kryetari i komunës, Gazmend Muhaxheri, dy anëtarë të komisionit janë përplasur mes vete.

Bëhet fjalë për deputetin e PDK-së, Eman Rrahmani, dhe atë të LVV-së, Armend Baloku.

Derisa Rrahmani e ka akuzuar Balokun se partia e tij e ka politizuar rastin e Arlinda Zekajt, Baloku u shpreh se Rrahmani nuk e njeh mirë punën e mazhorancës.

Fjalë pas fjale, dy deputetët kanë eskaluar debatin me akuza e kundërakuza, duke e shpërngulur vëmendjen nga rasti për të cilin janë mbledhur.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.