Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gucati flet për vizitën e Jakup Krasniqit në Prishtinë: I urojmë shërim të shpejtë bashkëshortes së tij

Gazeta10
18 November 2026 - 18:53

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për ardhjen e Jakup Krasniqit në Prishtinë, i cili ka përfituar nga një vizitë humanitare për ta vizituar bashkëshorten e tij, Sevdi Krasniqi, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, Gucati ka thënë se ishin njoftuar paraprakisht për ardhjen e Krasniqit, duke i uruar bashkëshortes së tij shëndet dhe shërim sa më të shpejtë.

Ai ka treguar se edhe vetë kishte përfituar nga një vizitë e tillë humanitare kur i kishte vdekur babai.

Gucati ka thënë se këto vizita janë shumë të vonuara, por, sipas tij, më mirë vonë se kurrë.

Ai e ka përgëzuar Krasniqin për mundësinë që iu dha për të vizituar bashkëshorten dhe fëmijët e tij./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.