Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zyrtari i lartë i BE-së thotë se çështja e Kosovës është ndër temat që duhet folur me pushtetin e ri në Serbi

Gazeta10
18 November 2026 - 18:15

Drejtori Gjeneral për Zgjerimin, Gert Jan Koopman, ka folur në një intervistë për Atlantic Council sa i përket ndryshimit politik në Serbi dhe fitores së Listës së Studentëve.

Koopman ka thënë se janë një mori çështjes të cilat do të diskutohen me përfaqësuesit e shumicës së re në Kuvendin e Serbisë, duke përmendur edhe temën e Kosovës.

Ai ka përmendur gjithashtu edhe rreshtimin me BE-në sa i përket politikës së jashtme dhe sigurisë.

Megjithatë ai ka thënë se ende s’ka një qeveri të re të formuar në Serbi dhe se duhet ndërtohet besimi në mes të Qeverisë së re në Beograd dhe BE-së për të lëvizur gjërat përpara.

“ Unë shoh një rrugë për rifillimin e bisedimeve. S’ka ende qeveri, ka çështje që janë sa i përket pasjes së një politike të jashtme dhe sigurisë dhe për temën e Kosovë. Nëse mund të startojmë me gjërat themelore, progresi mund të bëhet aty shpejt, dhe mund të ndërtohet besimi për të lëvizur gjërat përpara”, ka thënë ai./GE

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.