Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas pak pritet të përfundojë vizita e Jakup Krasniqit në Kosovë

Gazeta10
18 November 2026 - 16:23

Vizita e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Kosovë pritet të përfundojë së shpejti.

Sipas raportimit të drejtpërdrejtë të gazetarit të Kanal10, Zeqir Hasani, nga lagjja Velania në Prishtinë, Krasniqi pritet të largohet nga shtëpia e tij rreth orës 16:30.

Pas përfundimit të vizitës, ai pritet të përcillet me një kolonë automjetesh të Policisë dhe EULEX-it drejt Aeroportit të Prishtinës, prej nga do të kthehet në Hagë.

Krasniqi kishte ardhur në Kosovë për të vizituar bashkëshorten e tij, Sevdije Krasniqi, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.