
Komisioni hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt bëri të ditur se një viktimë e dhunës në familje, ka kontaktuar anëtarët e komisioni dhe ka kërkuar që rasti i saj të trajtohet me prioritet nga Policia e Kosovës dhe të raportohet nga komisioni direkt.
Anëtarja nga PDK-ja Besa Kabashi-Ramaj kërkoi që rasti të dërgohet në Prokurori dhe në Polici.
“Është një rast i dhunës që ka dërguar kërkesë tek ne për ta trajtuar me emergjencë, propozojmë që të dërgohet rastin te Prokuroria dhe Policia”, tha ajo.