Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nagavci: Vendimet politike ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe në historinë e vendit

Gazeta10
19 November 2026 - 12:58

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka folur në Kuvend për vizitën e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, te bashkëshortja e tij, gjendja shëndetësore e së cilës është e rënduar.

Ajo tha se takimi, pas gjashtë vjetësh në Hagë, u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe me kohë të kufizuar nga Gjykata Speciale.

Nagavci theksoi se pamjet e këtij takimi rikujtojnë pasojat njerëzore të proceseve gjyqësore, vitet e ndarjes dhe familjet që përballen çdo ditë me mungesën e të dashurve të tyre.

Ajo rikujtoi edhe kontributin e Krasniqit në rezistencën kundër regjimit serb, gjatë luftës dhe në ndërtimin e institucioneve të Kosovës pas çlirimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.