Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hekuran Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës

Gazeta10
19 November 2026 - 13:03

Ministri i Financave Hekuran Murati sot ka dorëzuar kallëzim penal në prokurori ndaj Përparim Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij në Komunën e Prishtinës, në lidhje me keqpërdorimin 2.2 milionë eurove mjete buxhetore, siç është konstatuar edhe nga auditimi i Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Murati ka thënë se veprimet e dyshuara që kanë rezultuar me keqpërdorim të 2.2 milionë eurove janë keqpërdorimi i detyrës zyrtare, falsifikimi i dokumentit zyrtar, mashtrimi, dhe përdorimi i paautorizuar i pasurisë.

Për më tepër, ministri Murati përkujton se Ministria e Financave kishte nënshkruar marrëveshje financiare me BERZH-in për kredi në vlerë 5 milionë euro, dhe këto mjete i ishin vënë në dispozicion Komunës së Prishtinës për investime në renovim dhe ngrohje të shkollave, çerdheve, dhe institucioneve tjera publike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.