
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka folur në Kuvend për vizitën e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, te bashkëshortja e tij, gjendja shëndetësore e së cilës është e rënduar.
Ajo tha se takimi, pas gjashtë vjetësh në Hagë, u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe me kohë të kufizuar nga Gjykata Speciale.
Nagavci theksoi se pamjet e këtij takimi rikujtojnë pasojat njerëzore të proceseve gjyqësore, vitet e ndarjes dhe familjet që përballen çdo ditë me mungesën e të dashurve të tyre.
Ajo rikujtoi edhe kontributin e Krasniqit në rezistencën kundër regjimit serb, gjatë luftës dhe në ndërtimin e institucioneve të Kosovës pas çlirimit.