Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lushaku-Sadriu: Kosova rrezikon të mos i organizojë Lojërat Mesdhetare 2030

Gazeta10
19 November 2026 - 13:07

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të mos i organizojë Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, për shkak të mos përmbushjes së obligimeve institucionale.

Në seancën e Kuvendit, ajo tha se anulimi i takimit të paraparë të mbahej sot në Athinë, ku do të përcaktoheshin përgjegjësitë për organizimin e lojërave, është një tjetër sinjal shqetësues.

Lushaku-Sadriu theksoi se kjo ngjarje do të ishte mundësi e rëndësishme për zhvillimin e sportit, turizmit dhe infrastrukturës në Kosovë, duke kërkuar që institucionet të marrin përgjegjësitë për obligimet e papërmbushura.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.