Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rrahmani kritikon Kurtin për Projektligjin për shëndetin riprodhues

Gazeta10
19 November 2026 - 14:35

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për angazhimin në miratimin e Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin, duke e pyetur pse po i jepet prioritet këtij ligji.

Në seancën e Kuvendit, Rrahmani tha se në mandatin e kaluar kishte kundërshtuar miratimin e projektligjit, ndërsa pretendoi se shërbimi i fertilizimit në QKUK kishte filluar të ofrohej në vitin 2024.

Ai tha se qytetarët nuk mund të fajësohen për vonesat e mëparshme, të cilat, sipas tij, i kanë detyruar të kërkojnë shërbime në institucione private dhe jashtë vendit.

Në përgjigje, Kurti tha se qeveria e tij ka bërë më shumë se çdo qeveri e pasluftës për nënat, fëmijët dhe familjet, duke përmendur mbështetjen financiare për lehonat dhe rritjen e saj.

“ Tash të më quani mua kundër familjes, për mua është absurde”, tha Kurti, duke shtuar se ka shumë çështje për të cilat qeveria mund të kritikohet, por jo për mbështetjen ndaj familjeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.