
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, po vazhdon vizitën e tij në Kosovë, e cila i është lejuar nga Dhomat e Specializuara për arsye humanitare.
Krasniqi ka qëndruar gjatë 2 ditëve të para pranë familjes së tij në lagjen “Velania” të Prishtinës, nën masa të rrepta sigurie dhe përcjellje të EULEX-it.
Të enjten, pas disa orësh qëndrimi në shtëpi, ai është larguar me automjetet e EULEX-it dhe është dërguar në objektet e këtij misioni në Prishtinë.
Sipas raportimeve, vizita e Krasniqit në Kosovë pritet të zgjasë gjithsej 4 ditë.
Dhomat e Specializuara kanë konfirmuar se vizita është autorizuar për arsye bindëse humanitare, pa dhënë hollësi për rrethanat konkrete.