Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nis intervistimin para Komisionit Hetimor , Mujaj-Bajraktaraj: Arlinda është anku për trajtimin e rastit nga Policia

Gazeta10
20 November 2026 - 9:38

Albulena Mujaj-Bajraktaraj, drejtoreshë e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, është dëshmitarja e parë që po intervistohet nga Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin institucional të rasteve të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve.

Gjatë dëshmisë së saj, Mujaj-Barjaktaraj tha se kjo përballje është ndër më të vështirat në jetën e saj, si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë njerëzor, pasi viktimën e kishte bashkëvendëse.

“Është një prej përballjeve më të vështira në jetën time, jo në aspektin e punës dhe përgjegjësisë institucionale që më takon, por në aspektin e qenies njerëzore, sepse të ndjerën e kam pasur bashkëvendëse”, deklaroi ajo.

Ajo u shpreh se, sipas saj, është gjykuar padrejtësisht dhe i janë atribuuar përgjegjësi që nuk i takojnë drejtpërdrejt.

“Besoj që padrejtësisht jam gjykuar dhe linçuar me përgjegjësi që nuk më takojnë drejtpërdrejt. Unë jam drejtoreshë politike, nuk trajtoj raste direkt. Jam emëruar në këtë post për herë të dytë në vitin 2026”, tha Mujaj-Barjaktaraj.

uke u përgjigjur në pyetjet e anëtarëve të komisionit, ajo mohoi pretendimet se i kishte kërkuar viktimës ta tërhiqte ankesën, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

“Është absolutisht e pavërtetë që unë i kam kërkuar ta tërheqë ankesën. Nuk kam pranuar asnjë ankesë me shkrim. Takimi ynë ka ndodhur një ditë pas raportimit në polici. Arlinda ka ardhur ditën e hënë dhe ka kërkuar takim me mua, të cilën e kam pritur”, deklaroi Mujaj-Barjaktaraj.

Sipas dëshmisë së saj, gjatë takimit Arlinda Zekaj kishte shprehur shqetësime lidhur me mënyrën se si ishte trajtuar rasti i saj nga Policia.

Mujaj-Barjaktaraj tha se Arlinda kishte kërkuar që rasti të trajtohej edhe nga Ambasada Amerikane.

Dëshmia e saj po zhvillohet në kuadër të punës së Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili po shqyrton veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me rastin e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës në familje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 November 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.