Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Miratimi në lexim të parë i buxhetit, Qeveria: Synohet kalimi nga faza e rritjes në atë të transformimit ekonomik

Gazeta10
20 November 2026 - 11:08

Qeveria e Kosovës ka njoftuar për miratimin në lexim të parë buxhetin për vitin 2027 mbrëmë nga Kuvendi i Kosovës.

Me zotime të mëdha, Qeveria tha se me këtë buxhet synon ta kalojë Kosovën nga faza e rritjes ekonomike në atë të transformimit ekonomi.

Ekzekutivi tha se këtë do ta arrijnë përmes investimeve publike e private, krijimit të vendeve të punës dhe shpërndarjes më të gjerë të përfitimeve ekonomike te qytetarët.

“Buxheti prej 4.27 miliardë eurosh synon rritjen e mirëqenies së qytetarëve, forcimin e shërbimeve publike dhe zhvillimin ekonomik të vendit, duke ruajtur stabilitetin fiskal. Ndër prioritetet kryesore veçohen ndarja e 908 milionë eurove për komunat, mbi 1 miliard euro për investime kapitale, paga e 13-të për punonjësit publikë dhe rritja e koeficientit të pagave në 120 euro nga korriku i vitit 2027, si dhe rritja graduale e shtesave për fëmijë me synim dyfishimin e tyre deri në vitin 2030”.

Qeveria tha se gjithashtu, parashihen “investime në shëndetësi, infrastrukturë rrugore, siguri ujore, mbrojtje të mjedisit, sport dhe turizëm, përfshirë përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, themelimin e një kompanie kombëtare ajrore dhe zhvillimin e resorteve turistike”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.