Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti: Kur aleatët nuk na mbështesin, pasojat i bartim të gjithë

Gazeta10
09 November 2022 - 14:11

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar shqetësimin e profesorit amerikan, Daniel Serwer për atë se “Kryeministri i Kosovës e ka idenë çfarë do dhe shpreson se ai do t’i përballojë pasojat”.

Hoti thotë se e ndanë të njëjtin shqetësim me profesorin, por sipas tij problemi është se pasojat bien mbi përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtar, transmeton Gazeta10.

“Sigurisht se na duhet konsensus nacional për veprimet që ndërmerren në përballje me situatën e krijuar. Por nuk mund dhe nuk duhet të rreshtohemi prapa atyre që nuk kanë ide si do të menaxhohet dhe përmbyllet në interesin e Kosovës kjo situatë komplekse politike dhe e sigurisë.

Sigurisht se kjo situatë ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes së Serbisë tek komuniteti serb në Kosovë. Por kësaj radhe, për shkak se nuk i morëm parasysh këshillat e aleatëve, Kosova ka rënë në grackën e Serbisë.”, ka shkruar ai ndër të tjera./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.