Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Takohen grupet punues të Kosovës dhe RMV’së për projektin e tunelit Tetovë-Prizren, Morina jep detaje

Gazeta10
20 November 2026 - 22:27

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Zef Morina, ka bërë të ditur se sot është mbajtur takimi i grupeve punuese të Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku është diskutuar ecuria e ‘’aktiviteteve dhe hapat e mëtejmë drejt realizimit të projektit të tunelit Tetovë–Prizren’’.

Morina, ka shtuar se gjatë takimit palët janë dakorduar që përgatiten kriteret dhe kerkesat teknike, si hap i domosdoshëm për shpalljen e tenderit për hartimin e projektit.

‘’ Tuneli Tetovë–Prizren është një projekt me rëndësi të veçantë infrastrukturore dhe strategjike për të dyja vendet. Realizimi i tij do të ndikojë në përmirësimin e ndërlidhjes infrastrukturore, lehtësimin e qarkullimit, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut’’, thuhet mes tjerash në postim.

Postimi:

Takim i grupeve punuese të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për projektin e tunelit Tetovë–Prizren

Sot u mbajt takimi i përbashkët i grupeve punuese të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të diskutuar ecurinë e aktiviteteve dhe hapat e mëtejmë drejt realizimit të projektit të tunelit Tetovë–Prizren.

Grupi punues i palës kosovare i udhëhequr nga zëvendësministri i Infrastruktures dhe Transpirtit Zef Morina, ndërsa grupi punues i palës Maqedonase nga zëvendësministrja e Transportit  znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri.

Gjatë takimit, të dyja palët u dakorduan që në afatin sa më të shkurtër të përgatiten kriteret dhe kerkesat teknike, si hap i domosdoshëm për shpalljen e tenderit për hartimin e projektit.

Tuneli Tetovë–Prizren është një projekt me rëndësi të veçantë infrastrukturore dhe strategjike për të dyja vendet. Realizimi i tij do të ndikojë në përmirësimin e ndërlidhjes infrastrukturore, lehtësimin e qarkullimit, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Angazhimi i përbashkët mbetet që procesi të avancojë me hapa konkretë, duke krijuar kushtet për kalimin sa më të shpejtë në fazën e projektimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.