Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Telekomi i Kosovës pranon 95 kërkesa për largim vullnetar nga puna, kostoja rreth 2 milionë euro

Gazeta10
21 November 2026 - 10:48

Telekomi i Kosovës ka vazhduar edhe këtë vit programin e largimit vullnetar të punonjësve, si pjesë e përpjekjeve për rritjen e efikasitetit operacional, uljen e shpenzimeve dhe forcimin e qëndrueshmërisë financiare të ndërmarrjes.

Sipas një komunikate për media, gjatë këtij viti janë pranuar 95 aplikime për ndërprerjen vullnetare të marrëdhënies së punës, me kompensim financiar.

Kostoja e parashikuar për këto largime vlerësohet të jetë rreth 2 milionë euro.

Telekomi thekson se qëllimi i programit është reduktimi afatgjatë i shpenzimeve operative, duke ruajtur njëkohësisht funksionalitetin e ndërmarrjes dhe cilësinë e shërbimeve

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
21 November 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.