Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Heung Min-Son konfirmon pjesëmarrjen në Botëror ‘Qatar 2022’

Gazeta10
09 November 2022 - 15:31

Heung Min-Son i Tottenham ka konfirmuar se do të jetë në Kupën e Botës me Korenë e Jugut, pavarësisht frikës se do të humbiste këtë kampionat shkaku i një shqetësimi serioz në syrin e tij.

“Thjesht doja të gjeja një moment për t’ju falënderuar të gjithëve për mesazhet dhe mbështetjen që kam marrë gjatë javës së fundit. Kam lexuar shumë prej tyre dhe me të vërtetë ju vlerësoj të gjithëve. Në një kohë të vështirë mora shumë forcë nga ju”.

“Të luash për vendin tënd në Kupën e Botës është ëndrra e kaq shumë fëmijëve që po rriten, ashtu siç ishte edhe e imja. Nuk do ta humbas këtë për asgjë në Botë. Mezi pres të përfaqësoj vendin tim të bukur në ‘Qatar 2022’.

Heung Min-Son ka mundësi që ti luajë edhe dy ndeshjet e fundit para botërorit me Totenham Hotspur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.