Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministri Sveçla publikon pamje nga operacioni policor në Mitrovicë

Gazeta10
24 November 2026 - 10:04

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga operacioni i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut, ku janë sekuestruar 117.9 gramë marihuanë dhe është arrestuar një person.

Sveçla ka bërë të ditur se substanca narkotike ishte e ndarë në paketime të vogla dhe dyshohej se ishte e destinuar për shitje në rrugë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe para të gatshme, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve.

“Vazhdon pa kompromis lufta e përbashkët institucionale kundër narkotikëve dhe shpërndarjes së tyre në rrugë. Në një operacion të realizuar nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut, janë sekuestruar 117.9 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, e ndarë në paketime të vogla dhe e gatshme për shitje në tregun rrugor dhe para të gatshme, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve.”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka theksuar se luftimi i narkotikëve është i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së fëmijëve dhe të rinjve, duke shtuar se institucionet do të vazhdojnë angazhimin për parandalimin e shpërndarjes së tyre./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.