Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Dita e Forcës’, FSK hap dyert për qytetarët më 27 nëntor – prezent edhe udhëheqësit shtetëror

Gazeta10
24 November 2026 - 13:53

Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizojë “Ditën e Forcës” më 27 Nëntor nga ora 10:00- 13:30.

Në njoftim thuhet se “Dita e Forcës” do të jetë ditë e hapur për vizitorët të cilët do të kenë mundësinë të shohin nga afër kapacitetet ushtarake, pajisjet dhe personelin të cilët do të jenë aty.

“Të gjithë qytetarët janë të mirëpritur të vizitojnë kazermat e FSK-së në: Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë, Prizren. Ndërsa në kazermën ‘Adem Jashari’” prezentë do të jenë udhëheqësit e lartë shtetëror”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.