Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kosova dhe Shqipëria synojnë thellimin e bashkëpunimit në edukimin ushtarak

Gazeta10
24 November 2026 - 13:11

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë synojnë të avancojnë bashkëpunimin në fushën e edukimit ushtarak.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneralmajor Ferdinant Dimo.

“Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, me theks të veçantë në fushën e arsimimit dhe edukimit ushtarak, shkëmbimin e përvojave profesionale, si dhe mundësitë për zgjerimin dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Jashari ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet dy forcave, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të aktiviteteve në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak, në funksion të zhvillimit profesional të personelit.

“Në përfundim, të dy gjeneralët riafirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy institucioneve ushtarake, duke vlerësuar se bashkëpunimi në fushën e arsimimit dhe edukimit ushtarak përbën një dimension të rëndësishëm në zhvillimin profesional dhe institucional të të dy forcave”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.