
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se ushtarët e tij po vazhdojnë patrullimet e rregullta në të gjithë territorin e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së një pranie të dukshme dhe forcimit të komunikimit me qytetarët.
Përmes një njoftimi, KFOR ka theksuar se pjesëtarët e misionit po angazhohen çdo ditë në terren dhe po zhvillojnë takime e komunikime të drejtpërdrejta me qytetarët e komuniteteve të ndryshme.
Sipas KFOR-it, këto aktivitete dëshmojnë përkushtimin e vazhdueshëm të misionit për ndërtimin e besimit dhe garantimin e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.