Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama: Është koha për një lëvizje të re politike në Kosovë

Gazeta10
24 November 2026 - 21:21

Gazetari dhe analisti politik, Fidan Rama, në emisionin “Politiko” në Kanal10, ka vlerësuar se në Kosovë ka ardhur momenti për krijimin e një lëvizjeje të re politike, e cila do të ofronte një alternativë të re për qytetarët.

Sipas Ramës, klasa aktuale politike nuk po arrin të prodhojë alternativa konkrete që do të rikthenin besimin e qytetarëve dhe do t’i bindnin ata për një drejtim të ri politik.

Ai ka theksuar se një lëvizje e tillë mund të krijohet përmes bashkimit të individëve që aktualisht janë pjesë e subjekteve opozitare, por edhe të përfaqësuesve nga shoqëria civile dhe mediat.

“Unë besoj që është koha e duhur për një lëvizje të re politike. Një rigrupim i individëve, qoftë nga subjektet aktuale opozitare, që nuk kanë mundur t’i çojnë përpara idetë e tyre. Ka njerëz me ide shumë të mira për opozitëbërje në LDK, PDK, AAK, në shoqërinë civile dhe në media”, ka deklaruar Rama.

Megjithatë, ai ka theksuar se krijimi i një lëvizjeje të tillë nuk mund të bëhet brenda pak javësh apo muajsh, pasi kërkon kohë, përkushtim dhe organizim.

Rama ka shtuar se në Kosovë nuk mungojnë as njerëzit me potencial dhe as idetë për ndërtimin e një alternative të re politike, por sfida kryesore mbetet bashkimi dhe rigrupimi i tyre rreth një projekti të përbashkët politik.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.