Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Syla: Nga ngritja e aktakuzës deri te vendimi i shkallës së dytë, procesi u zhvillua në afat rekord

Gazeta10
24 November 2026 - 22:37

Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leotrim Syla, theksoi se këtë javë bëhen tri vite nga vrasja makabre e saj.

Duke folur në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Adresa”, Syla tha se procesi ka qenë i ngarkuar emocionalisht.

“Nëse e kujtojmë kohën e kryerjes së veprës penale, ajo është kryer më 29 nëntor 2023, që i bie se të dielën bëhen saktësisht tri vite nga kryerja e kësaj vepre makabre. Një vit pas vrasjes së Liridonës kemi dalë për herë të parë publikisht, kurse në janar është ngritur aktakuza. Që nga ngritja e aktakuzës deri te vendimi i shkallës së dytë, kur e krahasojmë me raste të tjera, nuk kemi pasur pengesa dhe procesi është kryer në afat rekord. Procesi ka qenë shumë i ngarkuar emocionalisht”, ka thënë Syla.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.