Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dardan Krasniqi kritikon masat e Eulex-it dhe Speciales gjatë vizitës së Jakup Krasniqit: Ishte demonstrim force me mesazh negativ

Gazeta10
24 November 2026 - 23:40

Dardan Krasniqi, nipi i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka kritikuar masat e rrepta të sigurisë të vendosura nga EULEX-i gjatë vizitës së tij familjare në Kosovë.

Duke folur në emisionin “Adresa”, Dardan Krasniqi tha se mënyra e veprimit të Gjykatës Speciale dhe EULEX-it ndaj Jakup Krasniqit, sipas tij, kishte karakter simbolik dhe përçonte një mesazh negativ për ata që luftuan për liri dhe dinjitet.

“E kam përshtypjen se kjo mënyrë e sjelljes së Gjykatës Speciale dhe EULEX-it në raport me Krasniqin është më shumë një thirrje simbolike në kontekstin negativ: shikoni çfarë ju pret nëse qëndroni, nëse luftoni për liri e dinjitet. Në të kundërtën, nëse doni të jeni të mbrojtur, duhet të shndërroheni në njerëz pa kurriz, që nuk përfaqësojnë asgjë dhe nuk kanë ideale. Ky ishte mesazhi i qartë i këtij demonstrimi të forcës”, tha Dardan Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.