Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Peci mohon rrahjen në Kuvendin Komunal: Konflikti verbal u nxit nga dy asamblistë të PDK-së

Gazeta10
25 November 2026 - 20:07

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, mohon të ketë ndodhur incidenti i sotëm në Kuvendin Komunal.

Ai tha se pretendimet për gjoja rrahje në Kuvendin Komunal të Mitrovicës janë plotësisht të pavërteta, për çka, sipas tij, ekzistojnë dëshmi me video-incizime.

“Konflikti verbal fillimisht u nxit nga dy asambleistet e PDK-së, në drejtim të drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani.

Reagimi erdhi pasi drejtori Asllani rikujtoi keqpërdorimet e bëra gjatë qeverisjes së kaluar, për çka edhe ishte arrestuar ish-drejtori i PDK-së.

Ne nuk ndalemi. Qeverisja jonë nuk shantatozhohet, as me kërcënime me grushta, as me ndonjë kërcënim tjetër”, shkroi Peci.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.