
Shkrimtari dhe opinionisti Halil Matoshi ka vlerësuar rolin e presidentes Justina Shiroka-Pula në tejkalimin e tensioneve politike në Kosovë.
Duke folur sonte në emisionin “Politiko”, Matoshi tha se qytetarët e Kosovës, protestuesit dhe të gjithë duhet të marrin frymë lirshëm, pasi vendi kishte hyrë në një cikël të paparashikueshëm përplasjesh.
“Patëm hy në një cikël përplasjesh të paparashikueshme, i cili s’e di ku kishte me na çu si shoqëri”, u shpreh Matoshi.
Ai theksoi se edhe më herët, në qarqe të ndryshme, kishte shprehur vlerësimin e tij për presidenten Shiroka-Pula, duke e krahasuar rolin e saj me atë të Anton Çetës në vitet ’90.
Sipas Matoshit, presidentja në këtë situatë i ka shërbyer Kosovës si një “Anton Çeta i dytë”, duke kontribuar në pajtim dhe në tejkalimin e përplasjeve.
Matoshi shtoi se pajtimi është një mundësi që Kosova duhet ta shfrytëzojë, në mënyrë që të ecë përpara si shoqëri.