Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“210 mijë qytetarë ikën nga Kosova”, Demhasaj përplaset me Korqën për papunësinë dhe bilancin e qeverisë Kurti

Gazeta10
26 November 2026 - 23:44

Debat i tensionuar mes analistëve Arton Demhasaj dhe Burim Korqa në emisionin “ADRESA” në Kanal 10, ku çështja e papunësisë dhe migrimit të qytetarëve u bë pikë përplasjeje mes tyre.

Demhasaj ka sfiduar pretendimet për uljen e papunësisë gjatë qeverisjes Kurti, duke thënë se një prej arsyeve që mund të ndikojë në këto shifra është edhe largimi i mijëra qytetarëve nga Kosova.

Ai ka përmendur shifrën prej 210 mijë qytetarësh që, sipas tij, janë larguar nga vendi në periudhën 2021–2026, duke marrë rrugën drejt vendeve të Evropës.

“Për punën e papunësisë, Albin Kurti po thotë se e ka ulë papunësinë në 10 për qind dhe kjo mund të jetë e vërtetë, sepse prej 2021 deri 2026, nga Kosova kanë ikur 210 mijë qytetarë”, ka deklaruar Demhasaj.

Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e Korqës, i cili ka mbrojtur bilancin e qeverisë, duke theksuar se rezultatet dhe puna e saj në shumë sektorë nuk mund të anashkalohen.

Përplasja në studio ka vënë përballë dy këndvështrime të ndryshme për qeverisjen Kurti: atë që vë në fokus migrimin dhe tregun e punës, dhe atë që thekson rezultatet e arritura në sektorë të tjerë.

Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZET10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.