
Deputeti i Aleancës , Ramush Haradinaj, ka deklaruar se shkarkimi i Kryeprokurorit, Blerim Jusufajt nuk ka ndodhur për shkak të joprofesionalizmit, por për diçka tjetër.
I ftuar mbrëmë në emisionin “Politiko”, tha problemi qëndron te fakti se një kryeprokuror kishte guxuar të hetonte atë që ai e cilëson si lidhje korruptive në sektorin e energjisë.
“Blerim Jusufaj nuk u shkarkua për joprofesionalizëm, por që guxoi të prekë aty ku ka më së shumti para, në energji, aty ku fiton më së shumti ky pushtet”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai ka përmendur edhe ish-drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, duke thënë se çështja është bërë publike përmes emailave të tij dhe komunikimeve të tjera.
“Këtë e ka ba publike drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, e-mailat e tij dhe Dejonës. Pastaj ka Kurti ardhë në Parlament dhe e ka sulmu Kryeprokurorin”, ka thënë Haradinaj.
“Aty ka ndodhur”, ka theksuar Haradinaj në “Politiko”.