Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Futsall/ Kosova pëson humbje nga Ukraina 

Gazeta10
09 November 2022 - 19:10

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbjen e tretë në po aq ndeshje të zhvilluara në kuadër të “Main Round” për kualifikimet e Botërorit 2024 në futsall.

Dardanët, të mërkurën në mbrëmje, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit janë mundur nga Ukraina, në kuadër të Grupit 11, me rezultat 5:2.

Kjo ishte humbja e dytë e djelmoshave të drejtuar nga Arben Simitçiu nga ukrainasit, derisa një humbje e kanë pësuar edhe nga Holanda.

Që nga fillimi u vërejt se ukrainasit ishin skuadër më cilësore, teksa shënuan dy gola të shpejtë.

Rezultatin e zhbllokoi Ihor Cherniavskyi, në minutën e 5-të, derisa tre minuta më vonë epërsinë e shtoi Yevgen Siryi.

Kosova, në minutën e 16-të shënuan gol nëpërmjet Drilon Maxharrajt, duke shkuar në pushim në disavantazh 2:1.

Megjithatë, në pjesën e dytë mysafirët sërish u shfaqën të rrezikshëm dhe shfrytëzuan të gjitha rastet e krijuara. Mykola Mykytiuk shënoi për 3:1 (27’), derisa më pas realizuan edhe Artem Fareniuk (30’) dhe Yaroslav Lebid (33’).

E tëra çfarë arritën të bëjnë djelmoshat tanë ishte edhe një gol tjetër në inutën e 34-t, të cilin e realizoi Meriton Salihu.

Pas kësaj humbjeje gjasat e Kosovës për të kaluar t’u kualifikuar tutje zvogëlohen, por matematikisht ekzistojnë ende. Në fakt, në rast se Kosova fiton në ndeshjen e fundit me Holandën me dy gola epërsi dhe njëherësh Ukraina e mposht Holandën, atëherë tutje kalojnë Dardanët.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.