
Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti ka raportuar para anëtarëve të Komisionit Parlamentar që mbikëqyrë punën e kësaj agjencie në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit. Raportimi u bë me dyer të mbyllura për medie, megjithëse, pas përfundimit të mbledhjes kryetarja e komisionit Ganimete Musliu tha se nga Ajeti janë njoftuar se gjendja në veri të vendit është e qetë, por që ekziston mundësia e përshkallëzimit, raporton Gazeta10.
Raporti: Kanal10
Kamera: Kanal10/Kp&Eo
Pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti ka raportuar para anëtarëve të Komisionit Parlamentar që mbikëqyrin punën e kësaj agjencie.
Raportimi i Ajetit u bë me dyer të mbyllura për medie.
Megjithatë, kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu, pas përfundimit të raportimit, tha se kreu i AKI-së i njoftoi se gjendja në veri është e qetë, por se ekziston mundësia e përshkallëzimit të situatës.
Musliu ka deklaruar se institucionet e sigurisë së vendit janë në krye të detyrës dhe të gatshme për çdo provokim të mundshëm.
Ajo është shprehur se pas dorëheqjeve të zyrtarëve policorë serbë, Policia e Kosovës është në krye të detyrës dhe po kujdeset për ruajtjen e rendit në veri.
Raportimi i drejtorit të AKI-së, vie pak ditë pasi përfaqësuesit e qytetarëve serb në Kosovë vendosën që të largohen nga institucionet e vendit./Gazeta10.