
Policia e Kosovës ka ndëshkuar katër shoferë që janë kapur duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur në rrugën “Brahim Ademi”, më 27 dhe 28 nëntor në Ferizaj.
Sipas rezultateve të testimit, SH.S. (51) me veturën Mercrdes, me targa vendore, ka rezultuar 1.85 promilë. Ai është gjobitur me 400 euro, tri pikë negative dhe nëntë muaj ndalim të drejtimit të automjetit.
Po me 400 euro gjobë, tri pikë negative dhe nëntë muaj ndalim të ngasjes së automjetit, policia ka dënuar edhe A.S. (42) me veturën VW Golf, targa vendore, pasi ka rezultuar 1.54 promilë.
Ndërsa me 200 euro gjobë dy pikë negative dhe tre muaj ndalim të drejtimit të automjetit është dënuar L.Z. (37), me veturën BMW, targa vendore, pasi gjatë testimit për alkool ka rezultuar 0.93 promilë.
Po me 200 euro, dy pikë negative dhe tre muaj ndalim të ngasjes së automjetit është dënuar O.S. (47), me veturën Ford, targa vendore, i cili gjatë testimit ka rezultuar 0.63 promilë.