
Gareth Southgate ka zbuluar sot (e enjte) listën e 26 lojtarëve të Anglisë për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Kupa e Botës “Katar 2022” do të fillojë më 20 nëntor dhe shumë ekipe kombëtare kanë publikuar listat e lojtarëve të ftuar.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe Anglia sot gjatë ditës, me Southgate që ka publikuar listën, ku nuk mungojnë befasitë.
Reece James dhe Ben Chilwell mungojnë shkaku i lëndimeve, ndërsa Jarrod Bowen, Ivan Toney, Fikayo Tomori, James War-Prowse, Joe Gomez dhe Tyrone Mings nuk janë ftuar edhe përkundër formës së lartë.
Emrat që pritet ta udhëheqin Anglinë janë Harry Kane, Phil Foden, Kyle Walker dhe Declan Rice.
