Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

KQZ-ja jep emrat e 10 personave që do të zëvendësojnë deputetët e Listës Serbe

Gazeta10
10 November 2022 - 15:31

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur sot ka diskutuar për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr nga radhët e komunitetit serb, raporton Gazeta10.

KQZ-ja në këtë mbledhje, miratoi rekomandimin e kandidatëve për zëvendësimin e dhjetë deputetëve të Listës Serbe.

“Bazuar në kërkesën e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani të dorëzuar më 8 nëntor 2022, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke vepruar në pajtim me nenin 112 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lëndët KI45/20 dhe KI46/20, rekomandon nëntë (9) kandidatët e radhës nga subjekti politik “Lista Serbe” dhe një (1) kandidat nga subjekti politik GI Za Slobodu Pravdu i Opstanak – GI SPO, të certifikuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt 2021”, u tha gjatë mbledhjes.

Këta janë emrat e deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe dhe personat e propozuar për zëvendësim:

Verica Çeraniq propozohet të zëvendësohet me Ksenija Bozoviq nga Lista Serbe

Branislav Nikoliq propozohet të zëvendësohet me Rados Mihajloviq nga Lista Serbe

Milosh Pervoviq propozohet të zëvendësohet me Nenad Radenkoviq nga Lista Serbe

Ljubinko Karadzhiq propozohet të zëvendësohet me Svetislav Jokiq nga Lista Serbe

Jasmina Dediq propozohet të zëvendësohet me Biljana Maksiq nga Lista Serbe

 Dragana Antonijeviq propozohet të zëvendësohet me Cvetko Veljkoviq nga GI SPO

Slavko Simiq propozohet të zëvendësohet me Milan Kostiq nga Lista Serbe

Igor Simiq propozohet të zëvendësohet me Zoran Maksimoviq nga Lista Serbe

Miljana Nikoliq propozohet të zëvendësohet me Olivera Zdravkoviq nga Lista Serbe

Zoran Mojsiloviq propozohet të zëvendësohet me Milan Joksimoviq nga Lista Serbe

Në fillim të nëntorit, Lista Serbe njoftoi për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës, ndërkaq me 7 nëntor edhe zyrtarisht dhanë dorëheqje nga mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Kjo situatë e dorëheqjeve ka ardhur pas vendimit të institucioneve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, që ka refuzuar të zbatojë vendimet e Qeverisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.