
Shpejtim Bulliqi – Kryetari i Komunës së Podujevës, ka thënë se ka qenë kërkesë e tij për ta shtyer vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Bulliqit, kërkesën për shtyerjen e udhëtimit e kanë bërë për shkak të situatës aktuale në vend, transmeton Gazeta10.
“Arsyeja e shtyrjes është arsye praktike për shkak të gjendjes së krijuar tek ne. I kam telefonuar organizatorët e kësaj vizite dhe u kam kërkuar falje, sepse kam angazhime. Më vonë e kuptova përmes komunikimit që edhe Ministri Elbert Krasniqi nuk mundet të lëvizë, prandaj ishte kërkesë e të gjithëve që kjo vizitë të shtyhet për një moment më të përshtatshëm. Shtyrja nuk ka të bëjë fare me dezinformatat e publikuara në portale. Po iu them sinqerisht, është ekskluzivisht kërkesë e imja për shkak të kohës”, tha ai në T7./Gazeta10