Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”,kryetari i Pejës Gazmend Muhaxherri ka folur lidhur me menaxhimin e buxhetit për vitin e ardhshëm me theks të veçantë për ndarjen e mjeteve për komunitetet pakicë.
Gjatë këtij emisioni kryetari i Pejës u pyet edhe për ankesat e qytetarëve se si dikush po hedh ujërat e zeza në oborr të shkollës dhe kjo po shkakton kundërmim, raporton Gazeta10.
Kryetari ka thënë se si komunë nuk janë të informuar për këtë.
“Nuk jemi të informuar për këtë.”, ka thënë ai.
Gjatë ditës, redaksia e Kanal10 do të mundohet që përsëri të kontaktoj komunën lidhur me këtë problem të qytetarëve dhe do të iu mbajë të informuar./Gazeta10