Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konfirmim për Gazeta10: Pas thirrjes së qeveritarëve për hetim, prokuroria aktivizohet ndaj Abelard Tahirit me dyshimin për kërcënim

Gazeta10
11 November 2022 - 14:18

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për kërcënimin e pretenduar si dhe fyerjet ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, të enjten në Kuvendin e Kosovës nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Referuar pyetjes suaj, iu njoftojmë se Prokurori i Shtetit gjatë ditës së djeshme i ka autorizuar policinë për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme lidhur me këtë çështje”, ka thënë Ulaj për Gazeta10.

Ndryshe, të enjten në Kuvendin e Kosovës ka pasur një debat të nxehtë në mes të deputetit të PDK-së dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Bislimi kishte thënë se gjatë seancës e cila u mbajt të enjten është kërcënuar nga Abelard Tahiri. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.