Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Dialogu me Serbinë, Kurti: Nuk më takon mua të jap më shumë

Gazeta10
11 November 2022 - 20:32

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk i takon atij të jep më shumë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë shtet në Bashkimin Europian që jep më shumë të drejta pakicave se sa Kosova.

Tutje, ai ka thënë se i takon Serbisë të tregojë se përse plani i Ahtisarit nuk është i mjaftueshëm.

Albin Kurti: Nuk ka asnjë shtet në Bashkimin Evropian që u jep më shumë të drejta pakicave, nga sa u jep Republika e Kosovës. Është ish-presidenti finlandez Martti Ahtissari që e ka shkruar këtë propozim gjithëpërfshirës. Pra, nëse të drejtat e serbëve në Kosovë nuk janë të mjaftueshme, sipas Beogradit, atëherë i takon Beogradit të thotë pse plani i Ahtisaarit nuk është i mjaftueshëm – edhe pse ky plan është më i përparuar se çdo përcaktim të drejtash në kushtetutat e vendeve të BE -së. Kështu që nuk më takon mua të jap më shumë”, ka thënë Kurti për DW. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.