
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, në ditëlindjen e trupave të marinës amerikane, raporton Gazeta10.
Sveçla ka thënë se ka pasur kënaqësi ta zhvillojë një takim të tillë.
“Mirënjohje pa fund për ata që me trupat e tyre u angazhuan e siguruan gjithmonë vetëm paqe”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e tij në Facebook.
Këtu keni postimin e plotë:
“Me Meritën patëm kënaqësinë e veçantë që sonte, bashkë me mysafirin e nderit e mikun tonë, Ambasadorin Amerikan Jeffrey Hovenier, të festojmë ditëlindjen e trupave të marinës amerikane.
Mirënjohje pa fund për ata që me trupat e tyre u angazhuan e siguruan gjithmonë vetëm paqe.
Semper fidelis”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10