Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Britania dhe Franca diskutojnë ‘urgjencën’ e trajtimit të migracionit të paligjshëm

Gazeta10
11 November 2022 - 23:23

Ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly, dhe homologu i tij francez kanë theksuar “urgjencën e trajtimit të të gjitha formave të migrimit të paligjshëm” duke përfshirë kalimet me varka të vogla përgjatë Kanalit Anglez, ka njoftuar të premten ministria e jashtme britanike, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.

“Ata mirëpritën përparimin e bërë drejt një marrëveshjeje të re të rëndësishme MB-Francë dhe në këtë drejtim përfundimin e një pakete ambicioze sa më shpejt të jetë e mundur,” ka njoftuar ministria në një deklaratë pas bisedimeve në Paris midis Cleverly dhe ministres së Jashtme franceze Catherine Colonna.

“Ministrat ranë dakord të përforcojnë bashkëpunimin me fqinjët e afërt, duke përfshirë një takim të hershëm të grupit Calais.” / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.